Kurti fton mërgimtarët për investim në Kosovë, njofton se ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare do të jetë i hapur deri në janar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MW vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024.
Kurti thotë se e kanë prioritet modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë.
“Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Oferta jonë për investitorë të interesuar është një proces i drejtë dhe transparent, me kritere tërheqëse investuese që përfshijnë:qira 30 vjeçare të tokës publike e përshtatshme me rrezatim diellor të lartë dhe infrastrukturë rrugore afër, marrëveshje për blerje të energjisë për 15 vjet; lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit që është vetëm 350 metra larg”, ka theksuar Kurti.
Kryeministri Kurti ka ftuar mërgimtarët për investim në Kosovë.
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për mërgatën tonë, që të (bashkë)investojë në një projekt të sigurt e të përgatitur mirë e me kujdes”, potencoi ai.
Rruga Press