Avokati Gashi: Nesër do të ketë protestë – Gjaku i Astritit nuk falet
Nesër do të mbahet një protestë në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi për rastin e aktivistit Astrit Dehari, i cili humbi jetën 7 vjet më parë në burgun Prizrenit.
Mbajtjen e protestës e ka paralajmëruar përfaqësuesi e familjes Dehari, avokati Tomë Gashi, i cili tha se Prokuroria nuk po do të sheh të vërtetën në rastin e Astritit.
“NESËR PROTESTË! Gjaku i Astritit nuk falet. U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk do ta sheh të vërtetën! Nesër do të ketë protestë për shkak të neglizhencës së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar avokati Gashi në rrjetin social.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari në moshën 26 vjeç, ka humbur jetën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016.
Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, i cilësuar si akt terrorist. Por procesi i mëvonshëm nxori të pah se ato pretendime ishin të pa bazuara dhe aktivistët u lanë të lirë.
Rruga Press