Në Zubin Potok po ndërtohet një stacion i policisë
Në mëngjesin e sotëm makineritë e rënda filluan pastrimin e terrenit pranë shkollës fillore “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për RTK-në bëhet fjalë për ndërtimin e një stacioni policor.
“ Policia e Kosovës konfirmon se në këtë lokacion është duke u ndërtuar një stacion policor. Është një vendim i vitit 2018 dhe tani kanë marrë miratimin për të nisur punimet”, ka thënë shkurt Elshani.
Rruga Press