Lajme

Në Zubin Potok po ndërtohet një stacion i policisë

Në mëngjesin e sotëm makineritë e rënda filluan pastrimin e terrenit pranë shkollës fillore “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok.  

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për RTK-në bëhet  fjalë për ndërtimin e një stacioni policor.

“ Policia e Kosovës konfirmon se në këtë lokacion është duke u ndërtuar një stacion policor. Është një vendim i vitit 2018 dhe tani kanë marrë miratimin për të nisur punimet”, ka thënë shkurt Elshani.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti takohet me kancelarin austriak Christian Stocker, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian