Lajme

“Mora fjalë” në stadiumin Air Albania – Shkurte Fejza do të këndojë live sonte në ndeshjen Shqipëri-Çeki

Shqipëria synon ditën e sotme (e enjte) suksesin e radhës në grupin E të eliminatorëve të ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.

E në këtë natë, veç kësaj do të ketë edhe një surprizë shumë të veçantë.

Në një lidhje direkte për RTSH 24, Dëfrim Methasani zbuloi se do të performojë artistja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza.

Ajo pritet të interpretojë live këngën e saj të famshme “Mora fjalë”, e cila nuk ka dyshim se është një hit i të gjitha kohërave.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”
YouTube player

“Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza do të jetë sonte live në stadium dhe do të këndojë atë këngën e bukur ‘Mora Fjalë’. Do të jetë një këngë që do të këndohet nga gjithë publiku dhe do të jetë Shkurte Fejza live që do të jetë në stadium. Ky është lajmi sensacional, më i bukur që do ta shoqërojë sonte kombëtaren shqiptare ndërkaq që në çdo karrige të tifozëve do të ketë nga një plis, do të ketë një koreografi të mrekullueshme, sonte nuk do të jetë vetëm një ndeshje”, tha ai.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

“Sonte është një spektakël, një spektakël kuq e zi që urojmë të kemi një rezultat pozitiv sepse rezultati pozitiv do ta zbukuronte këtë mbrëmje do ta bënte historike për ne shqiptarët pasi gjithsej na duhen vetëm pesë pikë për të shkruar në Gjermani, nëse fitojnë sonte na ngelen vetëm dy, është një shans i madh që Shqipëria për herë të dytë të prek finalen e një Kampionati Evropian, Euro 2024”, thotë më tej Methasani.

Rruga Press

YouTube player