KryesoreLajme

Kuvendi i Shqipërisë miraton me 101 vota pro rezolutën për Kosovën, Edi Rama e bojkoton

Votohet rezoluta për sulmin serb në Kosovë me 101 vota pro dhe vetëm 1 abstenim. Pas disa orë debatesh në Kuvend edhe pse ishte arritur një dakordësi mazhorancë-opozitë, rezoluta ka kaluar me vota të të dy kampeve.

Edi Rama ka vendosur qe te bojkotoje votimin dhe miratimin e rezolutes, duke mos qene i pranishem ne seance. 

Lexo më shumë  Hyn në fuqi Ligji për Byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Çfarë përmban rezoluta.

Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës;

Në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon;

Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023;

Rruga Press

Lexo më shumë  Korrupsioni zgjedhor/ Zbardhen komunikimet e Sara Milas me drejtoreshën vendore: Lista bashkëngjitur duhet miratuar, i kemi elektorat
YouTube player