Bota

Forcat Speciale amerikane zbarkojnë në Izrael, Pengatoni e konfirmon

Një ekip i Forcave Speciale amerikane të trajnuar për situata pengmarrjeje ka mbërritur në Izrael.

Një burim nga Pentagoni e konfirmoi prezencën e tyre në Izrael për “Sky News”, duke mos e hedhur poshtë mundësinë e ndërhyrjes së tyre për të shpëtuar pengjet amerikane që mbahen në Gaza.

Një numër i konsiderueshëm izraelitësh, amerikanësh si dhe rreth 10 italianë po mbahen peng nga terroristët e Hamas në Gaza.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkrete

Qytetarët u rrëmbyen gjatë ditës së parë të sulmit të papritur të Hamas në territorin izraelit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra