Bota

Bullgaria arreston 12 persona që eksportonin mallra ilegale në Rusi, ishin të përfshirë edhe në Serbi

Policia bullgare ka arrestuar 12 persona të akuzuar për eksportim ilegal të mallrave në Rusi që mund të përdoren nga ushtria ruse në luftën me Ukrainën.

Sekretari i Ministrisë së Brendshme, Zhivko Kotsev, ka thënë se të dyshuarit janë shtetas të Bullgarisë, Rusisë dhe Bjellorusisë.

Operacioni u krye nga disa agjenci pasi Agjencia për Sigurinë Kombëtare e vendit mori informacione për transferim ilegal të mallrave. Eksporti i tillë është i ndaluar sipas sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pasi kjo e fundit filloi luftën në Ukrainë, raportoi AP. 

Lexo më shumë  Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Shefi i Agjencisë, Plamen Tonchev, ka thënë se dërgesat nuk ishin për ushtrinë e rregullt ruse, por për forcat speciale që luftojnë në Ukrainë, si Grupi Wagner dhe njësia Akhmat.

Tonchev shtoi se grupi kriminal kishte operuar edhe në shtete të tjera, si në Britani, Serbi, Singapor, etj.

Rruga Press

YouTube player