KryesoreLajme

Osmani mesazh të qartë Borrellit: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e marrëveshjes së 27 shkurtit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit, në një takim që pati me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Në Twitter, Osmani ka shkruar se marrëveshja parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga përdorimi i forcës, gjë që Serbia, sipas presidentes, e ka shkelur me sulmin e armatosur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit të BE-së, e cila parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga kërcënimi ose përdorimi i forcës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Si pasojë e sulmit nga një grup paraushtarak serb në Banjskë, vdiq rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre anëtarë të grupit të armatosur.

BE-ja ka thënë se është duke pritur hetim të plotë para se të marrë ndonjë vendim. Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë bërë thirrje që Serbia të sanksionohet, pasi ka dëshmi se ajo qëndron pas sulmit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim
YouTube player