Lajme

Loja e rrezikshme e Policisë së Shtetit në përpjekjen për kontraktimin e kompanisë celulare One

Policia e Shtetit ka vendosur që të kalojë shërbimin e telefonisë për të gjithë policinë nga kompania Vodafone tek kompania One.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë abonime të policëve të cilët tani do të duhet të kalojnë nga Vodafone në One.

Që nga vitit 2007, Ministria e Brendëshme ka patur një kontratë kolektive me kompaninë Vodafone e cila u siguronte të gjithë punonjësve të strukturave të minsitrisë, përfshi gjithë policët e shtetit, tarifa më të ulëta se sa po ta merrnin shërbimin individualisht.

Kontrata e fundit përfundoi një muaj më parë. Ministria ndërkohë ka vendosur të mos bëjë më kontratë kolektive, por t’ja lërë çdo institucioni në dorë nëse duan të bëjnë një kontratë kolektive.

Si rezultat, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH) ka vendosur të bëjë kontratë kolektive si institucion.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Një burim i Exit News në DPPSH informon se Policia e Shtetit ka vendosur të ndryshojë shërbimin nga operatori Vodafone në operatorin One, duke iu kërkuar rreth 12 mijë punonjësve të saj të ndryshojnë operatorin.

Exit News i ka kërkuar DPPSH-së ta konfirmojë këtë informacion por nuk ka marrë përgjigje.

Duke lënë mënjanë konsideratat tregtare të këtij veprimi, ky kontraktim risjell në vëmendje një shqetësim që lidhet me pronësinë e kompanisë One.

Sikurse Exit News ka raportuar dy vjet më parë pronari kryesor i One është bullgari Spas Roussev, i cili dyshohet për lidhje me mafian bullgare, rrjete të tjera kriminale dhe i dyshuar kryesor për manipulimin e një ankandi në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse këto dyshime nuk janë të provuara, kalimi i telefonisë dhe komunikimeve të Policisë së Shtetit, përfshi aksesin në bazat e të dhënave kriminale tek One, duhet të ngrejë shqetësime serioze.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Për më shumë se 14 vjet, Policia e Shtetit ka marrë një shërbim të sigurt, pa rrjedhje dhe probleme sigurie, por tashmë po zgjedh që të hyjë në një marrëdhënie të pasigurt, me një operator mbi të cilin ka hije dyshimi.

Mbi të gjitha, kontrata kolektive nuk është prokurim publik—telefonat e punonjësve të policisë nuk paguhen nga buxheti publik por nga vetë punonjësit e policisë. Për këtë arsye konsideratat e besueshmërisë dhe sigurisë së shërbimit duhet të jenë konsideratat kryesore të Policisë së sShtetit.

Të rrezikosh besueshmërinë dhe sigurinë e një shërbimi të tillë, mund t’u shërbejë interesave private dhe jo publike./exit/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *