Kuriozitete

Sinjali i lëshimit ishte për të dashurin e saj/ 25-vjeçarja keqkuptohet, hidhet drejt vdekjes nga ura kolumbiane 150 metra

Yecenia Morales u hodh nga 150 metra lartësi, prej urës së ujësjellësit Amaga, në veri të Kolumbisë. Dailymail raporton se 25- vjeçarja u keqkuptua nga sinjali i stafit dhe u hodh pa u lidhur me litarin elastik.

Yecenia Morales dhe i dashuri i saj ishin të të 90-ët që hidheshin atë ditë nga ura, për të provuar hedhjen panoramike ‘Bungee Jump’. Anëtarët e stafit dhanë sinjalin e lëshimit për të dashurin, por Morales keqkuptoi urdhrin dhe u lëshua poshtë, megjithse nuk kishte ende të lidhur litarin elastik në kavilje.

I dashuri u hodh menjëherë pas saj për ta shpëtuar por grupet e ndihmës që erdhën në vendngjarje e shpallën atë të vdekur.

‘Ajo u hutua. Sinjali ishte që i dashuri të hidhej sepse ai ishte tashmë i lidhur me pajisjet e sigurisë,” – tha kryetari i komunës, Gustavo Guzman.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *