Lajme

Qeveria e Kosovës dënon aktet e vandalizmit në Medvegjë ndaj familjes Muharremi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës e dënon sulmin ndaj familjes së Ruhan Muharremit në Medvegjë.

“Qeveria e Kosovës dënon fuqishëm aktet e vandalizmit dhe frikësimit në Medvegjë ndaj familjes Muharremi. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Si[ duket për Vuçiqin [do ditë pa incident është ditë e humbur. Serbia duhet përmbajtur nga aktet e dhunës kundër shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, po ashtu ka kërkuar për rend, paqe dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe për komunitetin ndërkombëtarë që t’i përcjellë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, ve[anërisht në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Besnik Bislimi në platformën “X”.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dënuar sulmin ndaj familjes së Ruhan Muharremit në Mevdegjë, që siç ka shkruar ai, një grup i panjohur ka hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë.

Kamberi ka shkruar në Facebook të dielën se autoritetet e sigurisë duhet të ndërhyjnë, derisa i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtarë të monitorojë situatën.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Një grup i panjohur ka kryer akte vandalizmi duke hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre. Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla. Gjithashtu, ftojmë Bashkësinë ndërkombëtare të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë situatën e sigurisë me kujdes, sidomos në Luginën e Preshevës”, thuhet në reagimin e tij.

Rruga Press

YouTube player