Lajme

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

Parlamenti Evropian sot do të diskutojë lidhur me sulmin terrorist më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq lidhur me këtë pritet edhe miratimi i një rezolute.

Në njoftimin e Parlamentit Evropian bëhet e ditur se debati për Kosovën pritet të nisë pas orës 15:00.

Eurodeputeti Tonino Picula, njëri ndër iniciatorët e debatit në një postim në X tha se dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

“Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan ai.

Tonino po ashtu njofton se me kërkesë të tyre, PE pritet të miratojë një rezolutë për Kosovën dhe Serbinë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
YouTube player