Bota

Politikani rumun në qendër të skandalit, sulmoi qytetarin që e pyeti se “si është të jesh rusofil”

Presidenti i partisë Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR) dhe politikani i krahut të djathtë George Simion, u gjend në qendër të një skandali pasi sulmoi një qytetar që po e filmonte në një nga festivalet në Bukuresht.

Duke qenë se Simioni përmend shpesh lidhjet e tij me Rusinë, një nga qytetarët i është afruar dhe e ka pyetur “si është të jesh rusofil”, për të cilën ai mori një përgjigje.

“Ti e di si është. Ti vjen në një festival dhe në vend që të hash, bën pyetje budallaqe”, tha Simion.

Megjithatë, qytetari ka vijuar t’i bëjë pyetje politikanit.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

“Si është të jesh në hap me rusët, si ndihesh? Ju jeni drejtpërdrejt në Facebook tani”, tha ai.

Pas kësaj, Simeoni vazhdoi të debatonte me burrin.

“Një budalla erdhi tek unë për të më pyetur pse më interesojnë rusët. Kemi njerëz të zgjuar dhe budallenj”, tha politikani rumun.

Në fund, njeriu që filmonte e pyeti se si ishin rusët, nëse ishin të zgjuar apo budallenj.

Pas kësaj pyetjeje, Simioni u hodh mbi të.

“A doni që t’ju prek përsëri”, pyeti drejtuesi i AUR-së, pas së cilës regjistrimi u ndërpre.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Për gjithë rastin ka folur edhe Simion, i cili ka thënë se njeriu që po xhironte disa herë ka tentuar ta provokojë.

“Ai erdhi me telefon dhe vazhdoi të më provokonte. E shihni që edhe në video qëndrimi im ishte i relaksuar. Unë iu afrova në mënyrë miqësore, jo agresive dhe sapo i preka dorën ai filloi të bërtiste dhe të thoshte se po e sulmoja”, përfundoi Simion.

Rruga Press

YouTube player