Lajme

Miftaraj: Radojiçiqi duket se paska jetuar si Pablo Escobari, populli serb të informohet

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi, thotë se institucionet e Kosovës duhet ta informojnë popullin serb për stilin e jetesës së Milan Radojiçiqit.

Miftaraj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të informojnë popullin serb në Kosovë lidhur me stilin e jetës së Milan Radojiçiqit.

Postimi i plotë:

Institucionet e Kosovës duhet të informojnë popullin serb në Kosovë lidhur me stilin e jetës së Milan Radojiçiqit.

Lexo më shumë  Konjufca: Diaspora në Gjermani, urë për investime dhe bashkëpunim

Radojiçiqi si “përfaqësues politik” i Listës Serbe si duket ka pas një jetë të një narko-dilleri me pasuri miliardëshe.

I njëjti si duket paska jetuar në vila multimilionëshe njëjtë si Pablo Eskobar dhe El Chapo, me koleksion të makinave që kalojnë vlerën miliona euro, si dhe me ushtri private-paramilitare dhe më armatim që e ka zili edhe një ushtri moderne.

Si ka mundësi që një “politikan” si Radojiçiqi në të njëjtën kohë të “mbrojë” interesat e popullit serb në Kosovë dhe të ketë një jetë si nëpër filmat me narko dilerë?

Lexo më shumë  Lojërat Mesdhetare 2030, Kurti paralajmëron investime në disa qytete të Kosovës

Lista Serbe duhet të informojë publikun se nga e ka prejardhjen gjithë kjo pasuri e nën kryetarit të tyre dhe cila është lidhja e tyre me gjithë këtë perandori të jashtëligjshme.

Rruga Press

YouTube player