Lajme

Berisha: Rama ka plan djallëzor për ndarjen e territoreve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë paraditen e sotme në konferencë për media në lidhje me çështjen e Kosovës. Pas deklaratave të Edi Ramës, Berisha është kundërpërgjigjur duke e akuzuar se ai po përdor një plan djallëzor për ndarjen e territorit.

Berisha ka tërhequr vëmendjen te deklarata e Ramës për vendosjen e KFOR-it në veri të Kosovës dhe ka theksuar se misioni paqeruajtës i beson Forcave të Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

“Shtoi në këtë mënyrë akuzat ndaj Kosovës dhe ndaj udhëheqjes së saj, në problematikën e marrëveshjes së Prishtinës dhe Beogradit. Edi Rama kërkoi sot, fjalë për fjalë sic kërkoi Beogradi dhe mashtroi sikur ka kërkuar Prishtina, që në komunat e veriut të vendoset KFOR. KFOR është pjesë në Kosovë për të ruajtur integritetin territorial. KFOR nuk është as me Ramën as me Vucic. KFOR beson se Policia e Kosovës është përgjegjëse e sigurisë kundër kriminalitetin. Natyrisht në cdo rast, policia bashkëpunon me KFOR dhe EULEX. Komunat serbe të vendosen në kontrollin e KFORIT është djallëzuar, për të dal të ndarja e Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë. Këtë project Edi Rama e mbrojti vite të tëra me shkëmbim territoresh. Ndaj dhe dënoj këtë akt të Edi Ramës që shkon fund ne krye në kërkesat e Beogradit. Së dyti Edi Rama nxorri përsëri nga sirtarët kërkesën për konferencë ndërkombëtare të mbështetur nga Beogradi dhe Sergei Lavrov.”- tha Berisha.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Rruga Press

YouTube player