KryesoreLajme

Rama propozon t’i jepet në tavolinë Serbisë çfarë nuk e mori dot me anë të terrostëve: Tërheqja e policisë nga veriu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës për të parandaluar ndonjë konflikt më të madh, që sipas tij, sot është më i mundshëm se asnjëherë më parë.

Për të parandaluar në çdo mënyrë këtë konflikt, që sot duket më i mundshëm se herë të tjera, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë, edhe në Samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Çdo hezitim dhe çdo vonesë, jo s’kemi trupa apo ndonjë arsye tjetër, mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it, shumë më të madhe në trupa dhe me shumë vështirësi”, tha ndër të tjera Rama.

Pra, Rama po propozon që Serbia të marri atë që nuk e arriti dot me sulmin terrorist, dështimin e Policisë së Kosovës dhe dështimin institucional të Kosovës për të mbajtur rendin dhe sigurinë në veri.

Lexo më shumë  Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës

Faktet propozojnë të kundërtën. Policia e Kosovës u sprovua me një sulm terrorist të organizuar, që pak polici në botë përballën dhe e përballoi në mënyrën më të mirë, madje pa pasur asnjë reagim apo protestë kundër nga popullsia civile serbe e veriut të Kosovës.

Policia e Kosovës provoi që i ka kapacitetet dhe profesionalizmin për të siguruar ruajtjen e rendit kushtetues, duke i lenë KFOR-in dhe EULEX-in të ndiqnin zhvillimet në pozitën e spektatorit dhe këtë smund ta tundin propozimet e Ramës që çojnë ujë në mullirin e Vuçiqit.

Lexo më shumë  Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan

Rruga Press

YouTube player