Lajme

Konjufca e Hovenieri bisedojnë për sulmin terrorist në Banjskë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri.

Përmes një komunikate për media nga Kuvendi bëhet e ditur se temë kryesore e takimit kanë qenë ngjarjet në Banjskë të Zveçanit, “pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

“Konjufca e falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player