Lajme

Ministri Krasniqi takon Hetemin, flasin për zhvillimin ekonomik

Ministri i Administratës së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar të mërkurën se e ka takuar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin, me të cilin tha se kanë diskutuar mbi zhvillimin ekonomik.

Krasniqi ka shkruar në Facebook të mërkurën se kanë biseduar me Hetemin edhe për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

“Këtë pasdite, takova kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka shkruar ministri Krasniqi.

Hetemi po vazhdon të qëndrojë në objektin e komunës që nga 29 maji i sivjetmë kur me përcjelljen e Policisë së Kosovës ishte vendosur në komunë.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Atij i është bërë thirrje të largohet nga objekti dhe të kryejë detyrën e kryetarit nga një objekt sekondar, por që ai dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, të dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kishin pranuar.

Rruga Press

YouTube player