Lajme

Njohjet e reja të Kosovës përplasin Vuçiçin me Erdoganin

Deklarata e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se bashkë me presidentin e SHBA-së do të lobojnë për të sjellë njohje të reja për Kosovën, ka shkaktuar zemërime të madhe në Serbi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se do të punojë për t’i sjellë Kosovës njohje të reja.

Siç raportoi agjencia e lajmeve Reuters, Erdogan u tha mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.

Lexo më shumë  Nis protesta e opozitës në Shqipëri, qytetarët bllokojnë rrugët e Tiranës

Erdogan tha se do të propozojë një axhendë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

Ndërsa sot për këtë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se vendi i tij “do të mbrohet”.

“Turqia është fuqi, Erdogan është lider i madh, unë jam i vogël dhe Serbia është më pak e rëndësishme, por nuk është aq e vogël që të mos mundohet të rezistojë, pasi po e mbrojmë veten. Kosova nuk është (tokë) turke, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë. Na mbetet ta mbrojmë”, ka thënë Vuçiç siças Koha.net.

Lexo më shumë  Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një lajm i mirë për qytetarët tanë

Vuçiçka theksuar se shpreson që Erdogani do ta zbusë qëndrimin e tij që konsiston në lobimin për më shumë se 117 vendet që e kanë njohur deri më tani Kosovën.

Serbia, qysh në vitin 2017, po bën fushatë diplomatike për tërheqjen e njohjeve. Si pasojë e këtij lobimi, disa vende thuhet se i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën.

Por në Marrëveshjen e Trump në Uashingtonit më 4 shtator 2020, Vuçiç u zotua që ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova ka marrë mbi vete obligimin që të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit./Lapsi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *