Qeveria ndan afër 13 milionë euro për subvencionim të librave dhe materialeve shkollore
Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 6.3 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5.
E, mbi 6.6 milionë euro të tjera i ka ndarë për materialet mësimore për klasat 1-9.
Vendimi u mor në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mërkurën.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9”, ka njoftuar Qeveria.
Rruga Press