Lajme

Presidentja Osmani më 7 shtator takohet me kreun e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet më 7 shtator në Bruksel me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në faqen zyrtare të NATO-s është zbardhur agjenda e takimit.Është thënë se Stoltenberg e Osmani do të mbajnë konferencë për media më 7 shtator në ora 14:30.“Të enjten, më 7 shtator 2023, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta presë znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Sekretari i përgjithshëm dhe znj. Osmani do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në seli të NATO-s pas takimit të tyre”, është thënë në njoftimin e NATO-s.

Lexo më shumë  Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

Rruga Press

YouTube player