Sport

Trajneri i Zvicrës: Ndeshja me Kosovën e vështirë dhe emocionale

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se ndeshja me Kosovën do të jetë sfida më e vështirë e grupit.

Kosova dhe Zvicra do të përballen më 9 shtator në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.Në radhët e skuadrës helvete do të jenë edhe katër lojtarë shqiptarë. Yakin e pranon se ballafaqimi me Kosovën do të jetë takim emocional për shkak të lojtarëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën.“Nga shorti e dija se kjo mund të ishte një nga ndeshjet më të vështira në grup. Gjithashtu emocionalisht.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Ju keni lojtarë të lidhur me Zvicrën, ne kemi lojtarë të lidhur me Kosovën. Por emocionet në këtë duel vëllazëror do të jenë vetëm pozitive”, ka thënë Yakin.Strategu zviceran thotë se është i shqetësuar për gjendjen e fushës në ‘Fadil Vokrri’.“Fusha në Prishtinë ishte në gjendje shumë të keqe gjatë ndeshjes së fundit kundër Rumanisë. Shpresoj se do të luajmë në një fushë të mirë”, u shpreh së fundmi Yakin”, ka theksuar Yakin.

Ndeshja Kosovë-Zvicër do të fillon në orën 20:45.

Rruga Press

YouTube player