Lajme

Sot shënohet Dita e të zhdukurve, ende s’janë gjetur mbi 1600 persona

Me një numër aktivitetesh, shënohet sot në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur me Dhunë.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë planifikuar që nga ora 10 të bëjnë homazhe te Memoriali Dedikuar të Zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

E, nën përkujdesjen e kryeministrit Albin Kurti, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, po kështu organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Më shumë se dy dekada pas luftës, mbi 1 mijë e 600 persona konsiderohen ende të pagjetur – shumica shqiptarë.

Rruga Press

YouTube player