Lajme

Lajçaku takohet sot me Vuçiqin në Beograd

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Sipas njoftimit nga zyra për media e Vuçiqit, takimi do të mbahet në objektin e Presidencës serbe nga ora 12:00.

Lajçaku shkon në Beograd pasi mori pjesë në Forumin strategjik “Bled 2023”.

Lexo më shumë  Blushi dhe Kosova që nuk pranon të përkufizohet prej tij

Ai para dy dite në margjinat e forumit u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Paralajmëroi se në shtator do të ketë takim të nivelit të lartë.

Rruga Press

YouTube player