Bota

Ukrainasit shkatërrojnë në Kherson, sistemin e rrallë të radarit rus që kushton 200 milionë dollarë

Ukraina ka shpërndarë videon ku shihen se si forcat e saj arrijnë të shkatërrojnë sistemin rus të radarit PREDEL-E në rajonin e Khersonit, ku forcat ukrainasit po i bëjnë presion të jashtëzakonshëm ushtrisë ruse.

Ukrainasit shkatërruan “sistemin e sofistikuar të radarit rus PREDEL-E” që e “mbronte”, ka njoftuar ministria ukrainase e Mbrojtjes në njoftimin më të fundit në rrjetet sociale – se ka filluar “gjahu në krijesat ekzotike”.

Raportimet nga burime të hapura dhe blogerët ushtarakë me ndikim, sugjerojnë se forcat ukrainase gjatë këtij sulmi kanë përdorur HIMARS-in amerikan apo sisteme artilerike.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

E rusët këtë sistem radari e kishte përdorur për monitorimin e lëvizjeve të forcave detare dhe atyre tokësore të ukrainasve, ka njoftuar Kievi në njoftimin më të fundit.

Luftërarët ukrainas në jug të vendit kanë shpërndarë të njëjtën video, që shfaq goditjen mbi pajisjen ushtarake ruse – që u përcoll nga një tym i zi nga ajo që kishte mbetur nga PREDEL-E.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

“Në gusht ushtarët tanë kanë shkatërruar pajisjen 200 milionë dollarëve të rusëve”, thuhet në njoftimin e ukrainasve në Telegram.

Në anën tjetër, Kremlini ka aneksuar rajonin ukrainas të Khersonit së bashku me Zaporizhzhia, Donetskun dhe Luganskun, edhe pse ndërkombëtarisht nuk janë njohur, kurse Ukraina ka premtuar rikthimin e tyre.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player