Bota

Moti i keq “mbërthen” Evropën, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në disa shtete

Vetëm pak javë pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në jug të Austrisë, moti ekstrem po shkakton probleme sërish. Shirat kanë rritur ndjeshëm nivelet e lumenjve në Tirol dhe rajonet e tjera fqinje.

Në zona të ndryshme të vendit janë vendosur bllokada, ndërkohë që në lokalitetin e Brenerit shërbimi hekurudhor është ndërprerë për shkak të baltës.

Lexo më shumë  Policia moldave njoftoi se ka gjetur më shumë në rastin e grupit të trajnuar në një kamp në Serbi

Sipas të dhënave, niveli i ujit në lumin Inn ka arritur rekordin 100-vjeçar në Insbruk.

Edhe Sllovenia është prekur sërish nga shirat, pak kohë pasi pësoi përmbytjet më të mëdha në histori. Pas një pushimi të shkurtër, rrëshqitjet e tokës kanë rinisur duke shkaktuar probleme.

Vija bregdetare në jug-perëndim dhe perëndim të lokalitetit Gorishka u godit nga shira të dendura, që përmbytën rrugë dhe shtëpi, duke shkaktuar probleme të shumta në trafik.

Lexo më shumë  Gjermania voton për të rikthyer shërbimin ushtarak vullnetar për 18-vjeçarët

Edhe veriu i Italisë po vuan nga moti i keq. Qendra e qytetit të Triestes u përmbyt pasi një rrebesh ra mbi qytetin-port, në rajonin veri-lindor Friuli Venecia Xhulia.

Shumë banorë dhe turistë u detyruan të strehoheshin në lokalet historike, edhe pse erërat e forta përmbysën tavolinat dhe objektet e tjera të vendosur në ambientet e jashtme.

Rruga Press

YouTube player