Bota

Vetdorëzimi i Trump, ish-presidenti amerikan dhe ish-avokati i tij drejt qelisë

Ish-presidenti Donald Trump pritet të vetëdorëzohet të enjten në burgun e kontesë Fullton në Atlanta. Ai përballet me 13 akuza, përfshirë atë për shantazh dhe ndërhyrje në zgjedhjet e 2020-s, në shtetin e Xhorxhias. Vetë Trump mohon çdo shkelje dhe thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Ndërkohë, ish-avokati personal i Trump, Rudy Giuliani është një nga 18 të pandehurit që kanë nisur të vetëdorëzohen. Giuliani u arrestua nën akuzat e përmbysjes së rezultateve dhe më pas u lirua kundrejt garancisë financiare.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Jam shumë i nderuar që jam i përfshirë në këtë çështje, sepse ajo është një luftë për jetën tonë. Kjo padi është një mashtrim. Është një sulm jo vetëm ndaj meje, presidentit Trump dhe ndaj personave të tjerë të pandehur. Është një sulm ndaj popullit amerikan”, tha Giulani.

Çështja e Xhorxhias është më e fundit në një seri padish penale të ngritura ndaj Trump. Ai përballet me 78 akuza për tre çështje të tjera, përfshirë atë për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player