Bota

A do të ringjallet sërish Prigozhin? “Vdiq” për 3 ditë në 2019, shefi i Wagner: Vdekja nuk është fundi

Kjo nuk është hera e parë që Yevgeny Prigozhin shpallet i vdekur… dhe mund të mos jetë as e fundit.

Kreu i mercenarëve Wagner u raportua në mesin e 10 udhëtarëve të një avioni të rrëzuar në Rusi, mes dyshimeve se brenda ka pasur bombë ose është qëlluar nga toka nga mbrojtja ajrore.

Katër vite më parë, Prigozhin u shpall i vdekur pas një përplasjeje të një avioni, por që u shfaq vetëm 3 ditë më vonë. Kjo ka ngritur mjaft dyshime, si në Rusi ashtu edhe në mbarë botën, nëse kryekasapi i Wagnerit mund të “ringjallet sërish edhe një herë tjetër nga të vdekurit”.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Në tetor të 2019-ës, një avion ushtarak An-27 u rrëzua me 8 persona në bord, në Republikën Demokratike të Kongos dhe në atë rast u raportuar se Prigozhin ishte mes viktimave. Ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë thonë se dihet tashmë që individë të shumtë kanë ndryshuar emrat e tyre duke marrë identitetin Yevgeny Prigozhin, si pjesë e përpjekjeve për të fshehur udhëtimet dhe mbrojtur atë nga tentativat për vrasje.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Edhe tani që është shpallur i vdekur, grupi Wagner ka publikuar një video të tij bashkë me krahun e djathtë, Dmitry Utkin, i cili gjithashtu raportohet mes viktimave. “Vdekja nuk është fundi, por fillimi i diçkaje tjetër”, thotë Utkin, ndërsa Prigozhin i përgjigjet: “Po, të gjithë do të shkojmë në ferr, por edhe atje, ne do të jemi më të mirët”.

Rruga Press

YouTube player