Lajme

Darka në Athinë/ Von der Leyen: Diskutojmë të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor!

Presidentja e KE-së, Ursula fon der Lejen sapo ka mbërritur në Athinë në darkën informale që ka organizuar kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis. Në një mesazh në Tëitter, Von Der Leyen shkruan:

Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona” shkruan ajo.

Kryeministri grek pret sonte një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së, gjatë së cilës do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit me rastin e 20-vjetorit. të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklarata e Selanikut”.

Lexo më shumë  Reshjet e borës sjellin probleme me energjinë elektrike në Shkodër dhe Kukës

Përveç Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, aty do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Më herët, Mitsotakis ka pritur kryeministrin e Rumanisë Ion-Marcel Ciolacu dhe Presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Shqipëria është e papërfaqësuar në këtë darkë, pasi Micotakis nuk ftoi kryeministrin Edi Rama për shkak të mosmarrëveshjeve me Belerin. Ftesa u dërgua në presidencë për Bajram Begajn, i cili refuzoi. Në darkë do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player