KryesoreLajme

Kurti në Greqi, pjesë e darkës joformale ku pritet të jetë dhe Zelensky

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të Evropës Juglindore, si dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të priten nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Megaros Maximos në një darkë joformale për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Takimet e kryeministrit grek sot (e hënë) dhe nesër (e martë), si dhe darka joformale në orët e vona, sinjalizojnë, siç thonë burimet qeveritare greke, rolin kryesor që luan Greqia si shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë energjetike në Ballkan dhe Evropën Juglindore, raportoi agjencia e lajmeve ANA-MPA.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Të njëjtat burime qeveritare theksojnë se Kyriakos Mitsotakis ka riafirmuar vazhdimisht mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus në Ukrainë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë pjesë e kësaj darke si dhe të martën paradite do të ketë një takim me homologun grek Mitsotakis.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Por surpriza e mbrëmjes në Athinë do të jetë pjesëmarrja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ndodhet në një turne evropian, teksa ka vizituar Suedinë, Danimarkën dhe Holandën. Sipas mediave greke, pritet që kryeministri grek dhe presidenti ukrainas të zhvillojnë një takim së bashku, para mbajtjes së darkës informale. /ksp/

Rruga Press

YouTube player