Torres: BE-ja ta trajtojë Kosovën me respektin që e meriton një shtet sovran
Kongersmeni i Bronx-it, Ritchie Torres, thotë se ka biseduar me zëvendëskëshilltarin kryesor për Siguri Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me Kosovën. Torres ka bërë të ditur se temë kryesore e bisedës ishte situata aktuale mes Kosovës dhe Serbisë,
“Si kongresmen për Bronx-in, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë – të cilën ai e kupton thellësisht – dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën me drejtësinë dhe respektin që e meriton si një shtet-komb sovran”, ka thënë Torres pas bisedës me të.
Kongresmeni amerikan shtoi gjithasthu se pas kësaj bisede, ai beson sigurt që Finer e di se sa e rëndësishme është mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve SHBA-Kosovë.
Rruga Press