Vido-Skandal/ Banorët protestë për plehrat. Kryebashkiaku i PS-së i shan: Jeni k*rva, nuk i dua votat tuaja
Një tjetër video-skandal me një kryebashkiak të PS po qarkullon në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, i cili dëgjohet të shajë banorët e zonës së tij.
Denoncimi është publikuar nga deputeti i PD, Saimir Korreshi, i cili ka publikuar edhe videon, ku banorët komunikojnë me telefon me kryebashkiakun.
Dhjetëra qytetarë po protestonin për plehrat dhe po kërkonin një zgjidhje te kryebashkiaku i tyre, të cilin e zgjodhën me votë më 14 maj. Por, duket se kjo nuk i ka bërë përshtypje kryebashkiakut socialist, i cili pasi shpërthen ndaj tyre, shton se nuk i do votat e tyre.
DEBATI:
Qytetari: Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen
Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë
Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara
Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.
Rruga Press