Lajme

Propozimi i Kamberit/ A do e votojnë serbët këtë ligj të deputetit shqiptar?

Së fundi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në procedurë parlamentare, dorëzoi në Kuvendin e Serbisë një propozim-ligj të ri. Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Ky Propozim i Ligjit përmban dispozitat fondamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta.

Ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim në raport me Ligjin aktual të aprovuar më 2002.

Lexo më shumë  Sveçla: Nuk do ta ndalim betejën për shtet e drejtësi

E këtë propozim të Kamberit e komentoi politologu serb, Boris Varga.

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” e cilësoi si hap pozitiv, mirëpo që ligje të tilla miratohen vetëm me presion ndërkombëtar.

“Ky dhe ligje të tjera të ngjashme nuk do të votohen, sepse dikush dëshiron të përmirësojë statusin e pakicave kombëtare apo demokracinë në Serbi. Ligje të tilla apo hapa pozitivë politikë ndaj pakicave miratohen në Serbi kryesisht nën presionin ndërkombëtar ose me marrëveshje dypalëshe”, deklaroi politologu sern.

Lexo më shumë  Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë

Madje, sipas tij është shumë mirë që politikanët shqiptarë janë pjesë e politikes, pasi kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet.

“Megjithatë, është mirë që politikanët shqiptarë nga Lugina e Preshevës marrin pjesë në jetën politike të Serbisë. Kjo është e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të problemeve dhe për stabilitet”, përfundoi Boris Varga për “Bota sot”.

Rruga Press

YouTube player