“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm me thirrje, por edhe përmes mesazheve simbolike në muret dhe rrethimet e godinës.
Në njërë nga shtyllat hyrëse të institucionit është shkruar me spraj grafiti mesazhi i fortë:
“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”. Kjo parullë pasqyron shqetësimin e thellë të rinisë shqiptare për mungesën e perspektivës në tregun vendas të punës dhe prirjen e lartë për të emigruar pas përfundimit të studimeve.
Gjatë të gjithë tubimit, të rinjtë ngritën shqetësimet për kushtet e arsimit dhe ardhëmrinë e tyre, ndërkohë që vendosja e këtyre mesazheve u bë nën monitorimin e rreptë të forcave të policisë që kishin blinduar hyrjen e ministrisë.
Rruga Press

