Lajme

Osmani siguron Maqedoncin se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se presidentja Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë.

“Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s. Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, Presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Lexo më shumë  Bislimi në takim me zyrtaren franceze: Kosovës t’i hiqen masat e padrejta

Nga ana tjetër, ministri Maqedonci e falënderoi Presidenten Osmani për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave.

Maqedonci u emërua ministër i ri i Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga ky post.

Rruga Press

YouTube player