Bota

Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në Kaliningrad, humbin jetën dy pilotët

Një aeroplan luftarak rus SU-30 është rrëzuar sot në Kaliningrad gjatë një stërvitje, ku si pasojë kanë humbur jetën dy pilotët, ka njoftuar ministria rus e Mbrojtjes, raporton Reuters.

“Aeroplani SU-30 u rrëzua në një zonë të pabanuar. Po fluturonte pa municion. Ekuipazhi i aeroplanit ka humbur jetën”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse, transmeton Telegrafi.

Me gjatë shkak i këtij aksidenti ishte një defekt teknik, kanë bërë të ditur nga ministria e Mbrojtjes.

Lexo më shumë  Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë 

Kaliningrad është enkalvë ruse në Detin Baltik mes Polonisë dhe Lituanisë, që janë anëtare të NATO-s.

Ndryshe rrëzime të tilla të aeroplanëve luftarakë rusë janë bërë të shpeshta që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ekspertët perëndimorë të sigurisë vlerësojnë se në shumicën e rasteve shkaqet janë “teknologjia” e vjetëruar e pajisjeve.

Rruga Press

YouTube player