Lajme

Inflacioni, Murati: Në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në muajin korrik norma e inflacionit ka rënë deri në 2.4 për qind, sipas shifrave të publikuara nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës (ASK).

Murati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri.

“Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka shkruar Murati.

Rruga Press

YouTube player