Bota

Shpërthime të fuqishme në urën e Krimesë, ndalet qarkullimi

Në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen disa video amatore, që pretendohet se shfaqin shpërthime të fuqishme në rajonin Kerch në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Aty gjendet ura që lidhë gadishullin me Rusinë, kurse autoritetet ruse bëjnë të ditur se kanë ndaluar trafikun në këtë urë, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Holanda i jep Ukrainës raketa, pajisje dhe materiale për avionët F-16

Në anën tjetër, autoritetet e vendosura nga rusët pas aneksimit nga Ukraina, kanë njoftuar se në afërsi të urës së Krimesë janë rrëzuar dy dronë.

Madje pretendojnë se nuk është dëmtuar ura dhe se është ndalur përkohësisht qarkullimi në të.

Kjo nuk është hera e parë që kjo urë është cak i sulmeve ukrainase, të cilët janë zotuar se do ta rikthejnë këtë territor që u aneksuar nga Rusia mbi 10 vite më parë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s: Kina është bërë mbështetëse vendimtare e pushtimit ukrainas nga Rusia
YouTube player