IOM i dhuron automjete Policisë së Kosovës
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka dhuruar dy automjete kombi për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policë së Kosovës.
Ndërsa, policia ka thënë se kjo ndihmë do t’u shërbejë në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës për të luftuar emigrantët e parregullt.
“Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës (PK), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka bërë dhurimin e një donacioni prej dy automjeteve kombi për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policë së Kosovës”.
“Donacion i pranuar ndihmon në rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit. Këto vetura do të shërbejnë për trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare”, ka thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Më tutje, policia ka shprehur mirënjohjen ndaj përkrahësve të saj, të cilët po i ndihmojnë policisë në ngritjen e kapaciteteve të saj.
“Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë përkrahësve dhe bashkëpunëtorëve të saj të cilët vazhdimisht kanë mbështetur punën dhe kanë ndihmuar policinë në ngritjen e kapaciteteve të saj me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më efikas për të gjithë qytetarët”, kanë përfunduar komunikatën Policia e Kosovës.
Rruga Press