Lajme

Osmani në organizimet sportive për shënimin e muajit të rinisë: Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund t’i arrijnë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një nga organizimet sportive që është zhvilluar sot në shënimin e muajit të rinisë.

Osmani ka takuar futbollistet e reja të klubit të futbollit për femra ‘’Prishtina’’ dhe ‘’Brezovica’’, ku përmes një video mesazhi tha se duhet t’i inkurajojnë vajzat që të merren me sport pasi “nuk ka maja të cilat ato nuk mund t’i arrijnë”.

Lexo më shumë  Kosova e Luksemburgu nënshkruajnë memorandum për mbështetjen e sektorit privat

“Po i shihni janë vajzat nga Klubi futbollistik ‘Prishtina’, nga Klubi ‘Brezovica’ dhe klube të tjera. Jemi këtu për ta festuar muajin e rinisë e nuk ka mënyrë më të bukur se sa t’i inkurajojmë të gjitha vajzat e Kosovës, që të luajnë futboll e të merren me sporte tjera, sepse nuk ka maja të cilat ato nuk mund t’i arrijnë”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Nagavci: Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i ynë qeverisës. Krahas politikave arsimore, po përmirësojmë edhe infrastrukturën shkollore

Rruga Press

YouTube player