Argument

Në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim i ftohtë etnik, afër njëmijë familje jetojnë pa energji elektrike

Nga Fadil Pushkolli

Në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim i ftohtë etnik, afër njëmijë familje jetojnë pa energji elektrike

Në kuadër të dhunës stukturore që aparati shtetror i Serbisë po aplikon ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës është edhe privimi i bashkombasave tanë nga qasja në energji elektrike.

Ndonëse kyçja në rrjetin elektrik është e drejtë themelore e njeriut sipas ligjeve serbe, këtë të drejtë nuk mund ta ushtrojnë një numër i madh i qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës.

Me ndryshimet në disa ligje në Serbi, lidhja në rrjetin elektrik është bërë një e drejtë themelore e njeriut.

Por, këtë të drejtë nuk mund ta ushtrojnë një numër i madh i qytetarëve shqiptar të jugut të Serbisë.

Në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim i ftohtë etnik.

Në tri decenjet e fundit, si pasojë e formave të ndyshme të diskriminimit, në Luginë ka ndodhur shpërngulje masive e banorëve shqiptarë.

Është nevojë imediate që Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkojë ngritje të monitorimit ndërkombëtar të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, dhe kësisoi t’i jepet fund projektit serb për spastrimin entik të Kosovës Lindore.

Rruga Press

YouTube player