Bota

Samiti i Paqes në Arabinë Saudite – çfarë pritet të ndodh dhe a do të sjellë ndryshime?

Prej disa ditësh është raportuar se bisedimet do të mbahen sot në Jeddah me shpresën për t’iu afruar një përfundimi paqësor të luftës në Ukrainë.

Rusia nuk do të jetë atje – por Kina ka konfirmuar se do të marrë pjesë – në një largim nga pozicioni i saj i zakonshëm neutral.

Kur bisedime të ngjashme u zhvilluan në muajin qershor në Kopenhagë, Kina mungojë, por tani ka shpresë se po lëvizë drejt pozicionit ukrainas.

Ukraina do të marrë pjesë me këshilltarë të sigurisë kombëtare dhe zyrtarë të tjerë nga 40 vende në Samitin e Paqes që mikpritëse do të jetë Arabia Saudite.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Kremlini, pavarësisht se nuk mori pjesë, ka thënë se “një sy” do ta ketë në takim, raporton skynews.

Zyrtarët ukrainas, rusë dhe ndërkombëtarë thonë se për momentin nuk ka asnjë perspektivë për bisedime të drejtpërdrejta paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, pasi Kievi kërkon të rimarrë territorin me kundërsulmet e fundit.

Andriy Yerkak, shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka pohuar se “pres që bisedimet të jenë të vështira, por pas nesh është e vërteta, pas nesh – mirësia. Kemi shumë mosmarrëveshje dhe kemi dëgjuar qëndrime të ndryshme, por është e rëndësishme që parimet tona janë të përbashkëta”.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Ukraina shpreson të ndërtojë një koalicion më të madh të mbështetjes diplomatike përtej mbështetësve kryesor perëndimorë si Britania e Madhe dhe SHBA-ja, duke u shtrirë në vendet e Jugut si India, Brazili dhe Afrika e Jugut, shumë prej të cilave kanë mbetur publikisht neutrale.

Lideri ukrainas shpreson se nisma do të dërgojë në një “samit paqeje” të liderëve botërorë këtë vjeshtë për të miratuar formulën prej 10 pikash, e cila bazohet në arritjen e paqes duke garantuar sigurinë ushqimore dhe energjetike, dhe rivendosjen e plotë të integritetit territorial të Ukrainës.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player