Lajme

Festa e Kurban Bajramit, qindra besimtarë falin Namazin në sheshin Skënderbej, kreu i KMSH: Shpërndani sa më shumë dashuri

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit. Qindra besimtarë kanë falur Namazin mëngjesin e sotëm në sheshin ‘Skënderbej’.

Ndryshe nga një vit më parë, falja e Namazit e Kurban Bajramit u bë në sheshin Skëndërbej. Gjatë faljes, klerikët myslimane bënë apel për më shumë paqe, dashuri mes njerëzve dhe ndihmë ndaj personave në nevoje.

blob:https://www.facebook.com/664b420f-c311-4c57-862b-9ba2f6f4d419

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu në fjalën e tij ka theksuar dhe ka kërkuar më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Lexo më shumë  Kosova, pjesë e Forumit Ekonomik Botëror “Davos 2025”

“Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat. Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë Spahiu.

Çfarë është festa e Kurban Bajramit? 

Kurban Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme që kremtojnë besimtarë myslimanë në botë.  Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit që flijoji djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit. Për këtë arsye sot çdo familje myslimane duhet të bëjë një kafshë kurban, që është qingji. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë, ndërsa dy pjesët e tjera u jepen të afërmve dhe njerëzve në nevojë. Në kalendarin islam Kurban Bajrami kremtohet në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë.

Lexo më shumë  Dhurata e qeverisë/ Thesari u pagoi peshkaqenëve të buxhetit miliarda lekë paradhënie për punë të pakryera

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *