Kosova e Gambia dakordohen për trajnime të përbashkëta
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi se është takuar me homologun e tij të Gambisë, Sering Modou, me të cilin tha se u koordinua për marrëveshje bashkëpunimi dhe zhvillim të trajnimeve të përbashkëta.
Siç njoftoi në Facebook të mërkurën, Mehaj shkroi se me Modoun u takuan gjatë vizitës zyrtare në Turqi, derisa shtoi se përqafimi i vlerave demokratike “na bënë më afër njëri-tjetrit”.
“Së bashku me ministrin diskutuam për zhvillimin bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tona në fushën e mbrojtjes, duke u koordinuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, pastaj zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha të cilat ushtritë tona kanë më shumë nevojë”, ka shkruar ai.
Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, zhvilluam takimin me Ministrin e Mbrojtjes së Gambisë, z. Sering Modou Njie dhe shefin e stafit të mbrojtjes, Gjeneral Yankuba Drammeh.
Rruga Press