Lajme

Dehari: Mërgata është ndër kontribuesit më të mëdhenj të shtetit

Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për diasporën, si pjesë e aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Me këtë rast, është hapur edhe salla në të cilën zhvillohen seancat, ku mërgimtarët po interesohen në lidhje me punën dhe aktivitetet që zhvillohen në Parlament.

Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, i cili po pret bashkatdhetarët, tha se mërgata është ndër kontribuesit më të mëdhenj të shtetit tonë.

Lexo më shumë  “Siguria e pushuesve nuk mund t’i lihet rastësisë” - Koçeku kërkon hetim të thelluar për zjarrin në hotelin në Vlorë

“Bashkatdhetarët tanë që gjenden në shtetet e ndryshme të Evropës, por edhe në vendet tjerat të botës janë shumë të lidhur me Kosovën. Ata kanë dhënën  shumë për çlirimin e Kosovës, por edhe për themelimin e institucioneve të këtij vendi dhe e ndiejnë veten si pjesë e pandashme të institucioneve, por edhe e jetës shoqërore në përgjithësi në Kosovë”, tha Dehari, duke shtuar se ata kanë dëshirë që Kosova të zhvillohet shumë, që institucionet ta kryejnë detyrën e tyre në shkallën më të lartë të përgjegjësisë.

Lexo më shumë  Dita 78 e protestës/ Protestuesja nga diaspora: Ëndrrat e të parëve tanë, t’i realizojmë në vendin tonë

Rruga Press

YouTube player