KryesoreLajme

Votimi i Ligjit për Byronë, Kurti: Na vonuan, por s’na ndalin në synimin që pasurimi në Kosovë të jetë i drejtë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar me votimin në lexim të dytë në Kuvend të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan pro këtij ligji, duke kujtuar se i njëjti ishte dërguar më herë në Gjykatën Kushtetuese në dy raste.

Lexo më shumë  Nis punën grupi për stragjinë për apelin në Hagë, Konjufca: Mbështetje e plotë për krerët e UÇK-së

‘’Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dy herë u dërgua në Gjykatë Kushtetuese pasi kishte kaluar në Kuvendin e Republikës sonë. Të parën herë në shkurt 2023, të dytën në dhjetor 2024.

Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat’’, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kurti: Institucionet duhet të bashkëpunojnë për t’i bërë shërbimet ndaj qytetarëve më të thjeshta dhe më të qasshme

YouTube player