Lajme

Bielamowicz: Koha që Serbia dhe vendet e tjera ta njohin Kosovën

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se është koha që Serbia dhe vendet e tjera që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë një gjë tillë.

Bielamowicz, në një postim në Twitter, ka shkruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Lexo më shumë  Ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

“Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Është koha që Serbia dhe vendet e tjera që nuk e kanë bërë ende këtë, ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm”, ka shkruar ai bë “Twitter’.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në meshë në Kishën “Zoja e Shkodrës” në New York, e kremtuar nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani
YouTube player