Lajme

ASK: Bie për 4,6 % deficiti tregtar, Gjermania partneri kryesor i Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat më të reja lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor 2023.

Sipas të dhënave të fundit të kësaj agjencie, deficiti tregtar është më i ulët për 4,6 për qind në muajin qershor 2023, krahasuar me qershorin e vitit 2022.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për 4,6% në muajin qershor 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 398,8 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 418,1 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 14,7%. Eksporti i mallrave në muajin qershor 2023 kishte vlerën 68,5 milionë euro, ndërsa importi 467,3 milionë euro, që është një rënie prej (-8,1% për eksport dhe (-5,2%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Lexo më shumë  Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme

Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,8 milionë euro, ose rreth 33,4% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-4,9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,7%), Italia (4,0%), Holanda (3,3%), etj.

“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 199,6 milionë euro, ose 42,7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3,7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13,3%), Italia (5,7%), Greqia (4,4%), etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Lexo më shumë  Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal lanson shërbimin e-komuna

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 27,9 milion euro, ose 40,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-1,1%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Shqipëria (14,4%), Maqedonia e Veriut (14,4%), Mali i Zi (5,3%), Serbia (5,1%).

Ndërsa, sipas raportit të fundit, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin qershor 2023, arritën në 72,4 milionë euro, ose 15,5% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-22,0%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,3%), Maqedonia e Veriut (5,3%), Serbia (2,8%).

Rruga Press

YouTube player