Sport

Shkëlqen midis Serbisë, Luiza Gega kampione ballkanike

Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur Kampion e Ballkanit dhe bëhet sportistja e parë shqiptare që ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Paris 2024, njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Të shtunën në Kraljevë të Serbisë, Gega ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke vendosur kohën 9 minuta, 21 sekonda dhe 53 të qindtat.

Kjo ishte koha më e mirë në garë duke i dhënë Gegës dhe medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik.

Norma për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike ishte koha poshtë 9 minuta 23 sekonda 00 të qindtat.

Pak javë më parë, Luiza Gega shkëlqeu në Lojërat Evropiane Ekipore që u zhvilluan në Poloni.

Në garën e 3 mijë metrave me pengesa, atletja shqiptare vendosi rekord të ri evropian me kohën 9 minuta 17 sekonda dhe 31 të qindtat. 

Rruga Press

YouTube player